Kanë vijuar akuzat e Berishës për qeverinë Rama, në fokus ishte ish-ministri Saimir Tahiri për përfshirjen në trafikun e drogës.
Berisha përmendi se Shërbimi Informativ ka nxjerrë 60 raporte për përfshirjen në trafikun e të drejtuësve të policisë, më tej ka pyetur Ramën duke i thënë se pse e ka dërguar Saimir Tahirin në zyrën e Barac Obamës.
Berisha ka përmendur rastin e Orest Sotës ku në makinën e tij u gjetën 863 mijë euro bashkë me patentat e skafit të Saimir Tahirit, e pas kësaj u dërgua Spartak Braho në zyrën e Altin Qatos për të fshehur të vërtetën.