Veliaj nderohet në Samitin e Qyteteve në Ankara, merr çmimin Tirana qyteti më inovator në 2017

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë dy ditore në Turqi, me ftesë të kryebashkiakut të Ankarasë, Mustafa Tuna, për të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qyteteve Inteligjente, ku të pranishëm ishin Kryeministri turk, Binali Y?ld?r?m, ministra, si dhe kryetarë të Bashkive më të mëdha nga e gjithë bota.

Në këtë Samit, Tirana u vlerësua si një nga tre qytetet më inovative për vitin 2017, bashkë me Bashkinë e Kluzhit dhe të Amanit.

Në fjalën e mbajtur në këtë samit, kryebashkiaku Veliaj prezantoi arritjet nga Bashkia e Tiranës, e cila falë reformës administrative, mirëmenaxhimit të të ardhurave, si dhe përqafimit të inovacionit, ka mundur t?i japë vëmendjen e duhur dhe të realizojë transformimin e kryeqytetit.

Në vizitën e tij në Ankara, Veliaj u prit nga kryetari i Bashkisë së Ankarasë, Mustafa Tuna, i cili e vlerësoi kyebashkiakun e Tiranës si një kryetarët e rinj më dinamik. Ai shprehu gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit mes dy qyteteve në të ardhmen në fusha të ndryshme. ?Është një nder i madh dhe ju jeni në adresën tuaj të dytë këtu në Ankara, pasi siç e thatë edhe ju, ka një komunitet shumë të madh shqiptar. Ashtu siç e theksuat edhe ju, ne duhet ta vazhdojmë dhe ta forcojmë bashkëpunimin tonë. Ne nuk kemi pikë dyshimi në forcimin e këtij bashkëpunimi dhe është një nder i madh për ne të punojmë me një kryetar të ri dhe dinamik siç jeni ju?, theksoi Tuna.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/veliaj-nderohet-ne-samitin-e-qyteteve-ne-ankara-merr-cmimin-tirana-qyteti-me-inovator-ne-2017

Share This Video


Download

  
Report form