Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rruga e Rinasit e ndërtuar për ti shërbyer aeroportit "Nënë Tereza" nuk funksionon më si e tillë, pasi ka një sërë problematikash, ku më kryesorja është mungesa e ndriçimit.
Ajo u ndërtua si një rrugë tagenciale, e cila do të funksiononte për të të çuar më shpejt drejt aeroportit, por një gjë e tillë nuk ekziston, pasi shpejtësia e lejuar është 50 km/h. Eksperti për sigurinë rrugore Artur Sulçe tha për BOOM se një elemet tjeter i gabuar janë pemet të cilat pengojnë fushëpamjen e drejtuesve te automjeteve. Element tjetër janë ndërhyrjet nga nyjet nën nivel të njohura si rrugët dytësore por qe nuk duhet te ishin te lejuara ne nje rruge tangenciale.
BOOM mësoi se në këtë rrugë janë vjedhur kabujt e energjisë elektrike. Policia sqaroi se për këtë është arrestar një person, ndërsa për tre të tjerë materialet janë depozituar në Prokurorinë e Tiranës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-rruga-e-rinasit-e-pandricuar-nuk-i-ploteson-kushtet-ne-sherbim-te-aeroportit