http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikës Meta i bëri thirrje klasës politike të përqendrohet tek ngritja e institucioneve të reja, që do të mundësonin zbatimin e reformës në drejtësi. Në Konferencën ?Efikasiteti i procedurave gjyqësore në Gjykatat Administrative të Shqipërisë dhe efektet e Reformës në Drejtësi?, kreu i shtetit apeloi për veprime konkrete.
?Të ndërmarrin hapa seriozë që reforma të bëhet reale, e prekshme dhe efektive sa më shpejt, larg politizimit të skajshëm dhe interesave partiake të ditës. Çdo vonesë e mëtejshme është në dëm të interesit publik, funksionimit të gjykatave, vetë reformës e mbi të gjitha të pritshmërive të qytetarëve shqiptarë.?
Kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, tha se gjykatat ndihen në një situatë të vështirë për shkak të mungesave në trupat gjyqësore.
Studimi i prezantuar gjatë konferencës tregon se respektimi i afateve të gjykimit mbetet problem serioz në disa gjykata. Po ashtu, shqetësues është edhe mbingarkesa dhe zbatimi i afateve procedural ne Gjykatën e Apelit Administrativ.