Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i shtetit Ilir Meta i ka bërë thirrje partive politike të ndërmarrin hapa seriozë për konstituimin e institucioneve të reja, që reforma në drejtësi të bëhet reale. Gjatë konferencës "Efikasiteti i procedurave gjyqësore në Gjykatat Administrative të Shqipërisë dhe efektet e Reformës në Drejtësi". Kreu i shtetit tha se institucionet e reja duhet të ngrihen sa më shpejt në kuadër të reformës.
Meta: I bëj thirrje forcave politike, Kuvendit, shoqërisë civile dhe gjithë aktorëve të sistemit gjyqësor të ndërmarrin sa më shpejt me transparencë veprime konkrete që në frymën e Kushtetutës së vendit dhe duke ndjekur këshillat e vyera të Komisionit të Venecias të ndërmarrin hapa seriozë që reforma të bëhet reale, e prekshme dhe efektive sa më shpejt, larg politizimit të skajshëm dhe interesave partiake të ditës. Çdo vonesë e mëtejshme është në dëm të interesit publik, funksionimit të gjykatave, vetë reformës e mbi të gjitha të pritshmërive të qytetarëve shqiptarë.
Sipas presidentit Meta çdo vonesë në konstituimin e institucioneve të reja sjell efekt negativ në të gjithë sistemin gjyqësor, dhe moskrijimi i tyre vonon dhe zgjidhjen e problematikës së shfaqur në plotësimin e trupës gjyqësore.
Për kryetarin e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori ngritja e institucioneve të drejtësisë është emergjencë pasi për shkak të numrit të madh të çështjeve ka rënë cilësia e dhënies së drejtësisë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/meta-apel-politikes-te-ngrihen-institucionet-larg-politizimit-te-tejskajshem