''360 gradë' nga Artur Zheji- "Prokurori i përkohshëm apo prokurori i qeverisë" - Ora News

Ora News Emisione 2018-05-09

Views 1

Edhe pse debati u fokusua te zgjedhja e Prokurorit të Përkohëshëm dhe implikimet që kjo ka në politikën e ditës, të ftuarit e 360 gradë të Artur Zhejit në Ora News shkëmbyen replika të ashpra për çështjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Të ftuarit Shpetim Nazarko, Arjan Çani, gazetari Basir Çollaku, deputetët Alket Hyseni e Nard Ndoka dhe avokati Genc Gjokutaj.
Deputeti i PDK tha se qëllimet e shumicës me zgjedhjen e prokurorit të përkohshëm ishin të errëta, ndërsa theksoi se qëllimi kryesor ishte mbyllja e dosjes Tahiri, ndërsa vuri në dukje se kishte dosje edhe për ministra të tjerë. ? Janë edhe tre-katër ministra tjerë aktual që zoti Rama i ka informacionet që qarkullojnë tashmë, edhe materiale, dosje e pamje filmike që edhe këto i përfshijnë në afera korruptive shumë të forta?, tha Ndoka
Përballë Ndokës Hyseni theksoi se këto akuza ishin flluska dhe se prokurori i ri i përkohshëm nuk do të kishte kopetenca për të mbyllur dosje, ai akuzoi opozitën se kishte penguar reformën. ?Opozita në mënyrë kontinuente, dhe unë ua jap faktet pengoi refomën...?, tha Hyseni.
I ashpër avokati Genc Gjokutaj tha se pretendimi se Prokurori i përgjithshëm i përkohshëm nuk do kishte kopetenca ishte grotesk dhe jo i vërtetë. ?Kjo është groteske, bëjnë të gjithë sikur nuk e kuptojnë. Nuk do kenë prokurorori i përkohshëm kopetenca thonë... por kush do i marrë vendimet roja te dera?, tha avokati Gjokutaj.
Ndërkohë që Arjan Çani gjatë debatit ndërsa analizoheshin arsyet për mos ngritjen e Keshillit te Larte te Prokurorise, tha se vendi nuk kishte shoqëri civile. ?A ka shoqëri civile kjo është pyetja? Shoqëria civile është e komanduar?, tha Çani.
Ndërkohë analisti Nazarko tha se palët kishin frikë nga vettingu dhe po vononin reformën. Duke theksuar se të frikësuar kishte në të dy krahët e politikës.
Në një lidhje nga Italia, gazetarja Alba Kepi riktheu në vëmendje çështjen Tahiri duke shkaktuar debate të tjera. Kepi tha se kishte informacion që ndaj Tahirit kishin filluar hetimet ndërsa Nard Ndoka tha në studio se dosja kundër Tahirit vinte nga Italia brenda një jave. Sinkron (Tahiri i përfshirë në hetim) ?Zoti Tahiri është i përfshirë në rregjistrin e hetimit?

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS