Ora News- Sot një zë brilant në muzikë, por Luiz Ejlli tregon se deri 4 vjeç nuk ka folur

Ora News Emisione 2018-05-09

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
I famshëm apo jo të gjithë jemi dorëzuar apo do të dorëzohemi një ditë tek mjeku. Këngëtari Luiz Ejlli solli eksperiencën e tij në emisionin "Diagnozë" të Freskida Milotit.

Ejlli tregoi se një kontroll rutinë në spital zbuloi se ai duhet të realizonte një ndërhyrje kirurgjikale, të cilën tashmë e ka kaluar me sukses.

Ejlli: Unë e kam të freskët, në korrik të këtij viti shkova rastësisht të bëj një kontroll, nuk po u them çfarë doli dhe u desh të bëhej një ndërhyrje. Shkova me një shok, duke qeshur dhe thënë ne çojmë makinat një herë në tre muaj në servis, dhe veten nuk e çojmë një herë në dhjetë vjet. Ua këshilloj meshkujve dhe femrave të shkojnë sa më shpesh të kontrollohen. Atëherë kur je shëndosh duhet të shkosh, kur të jesh në fund pastaj... Njerëzit duhet të kuptojnë se doktori nuk është me e shpëtu jetën, është me parandalu rrezikun. Nëse i shkon në gradë të fundit dhe i thua shpëtomë dhe ai thotë nuk mundem nuk është faji i tij.Kam rënë 8 kg për 5 ditë prej stresit.Kur është puna për shëndetin të gjithë frikësohen. Unë e pësova për fajin tim, për diçka që mund të ishte eleminuar me një gotë ujë dhe disa ilaçe. Nëse e lë...

Këngëtari zbuloi edhe një fakt interesant nga fëmijëria e tij, duke rrëfyer se deri në moshën 4 vjeç nuk kishte folur.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/sot-nje-ze-brilant-ne-muzike-por-kengetari-tregon-se-deri-4-vjec-nuk-ka-folur

Share This Video


Download

  
Report form