Deputetja e LSI, Floida Kërpaçi, është gjakosur gjatë protestës para Kuvendit të Shqipërisë. Kërpaçi tha se policia e ka tërhequr zvarrë, teksa ka qenë duke i dhënë ndihmë një gruaje të moshuar, e cila ndihej keq gjatë protestës.
?Më ka tërhequr zvarrë, më ka dhunuar. Nuk është kjo policia që duam. Na tërhoqën zvarrë mua dhe dhjetëra qytetarë të lirë. Policia më ka gjakosur, teksa po i jepja ndihmë një gruaje të moshuar?, tha Kërpaçi.
Ndërkohë, Report Tv mësoi se janë lënduar edhe disa protestues të tjerë, si dhe një efektiv policie, ndërsa ambulanca është nisur drejt vendngjarjes për të dhënë ndihmën e shpejtë të lënduarve.