Tre ditë pasi u njoh zyrtarisht me vendimin e gjykatëses Liliana Baku e cila i bllokoi pasaportën dhe kartën e identitetit, ish ministri Saimir Tahiri apelon vendimin duke kërkuar heqjen e kësaj masa.
Report Tv zbardh ankimin e depozituar në gjykatë, ku avokati i Tahirit argumenton se ish ministri është i gatshëm të përballet me drejtësinë dhe s?ka ndërmend të largohet nga Shqipëria.
Ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri apelon vendimin e gjyqtares Liliana Baku që pak ditë më parë i bllokoi pasaportën, kartën e identitetit dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë për të mos dalë jashtë vendit.
Report Tv ka siguruar një faksimile të ankimi depozituar këtë të hënë pranë gjykatës së krimeve të rënda ku në 10 faqe avokati i Tahirit, Maks Haxhija argumenton se përse duhet rrëzuar kjo masë.
Sipas argumenteve të Haxhiajt, Tahiri nuk është person i rrezikshëm, nuk kërkon ti shmanget hetimit, nuk ka asnjë akses në provat apo hetimet që po kryen prokuroria dhe është i hapur për të qenë përballë drejtësisë sa herë i kërkohet?.