http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mes tymit e reagimit te forte te opozitës u betua prokurorja e re e përgjithshme Arta Marku, e cila mori 69 vota pro e dy kundër.
Qysh ne krye te herës seanca nisi me përplasje fizike mes opozitës dhe forcave te gardës, e si asnjëherë me pare me gardën u përplas edhe ish-kryeministri Sali Berisha e po ashtu u përplas edhe kreu i PD Basha.
Kreu i PD Lulzim Basha kërkoi qe te hiqej nga rendi i ditës zgjedhja e prokurorit te përgjithshëm te përkohshëm, kërkese e cila u rrezua nga shumica, duke bere qe opozita te bllokoje foltoren.
Gjate momentit kur seanca ishte ndërprere, nga selia e Partisë Demokratike u hodhën tymuese brenda oborrit te parlamentit.
Tymuese u hodhën nga deputetet e opozitës edhe brenda ne ambientet e seancës plenare.
Por pavarësisht te gjithë aksionit opozitar maxhoranca votoi prokurorin e ri te përgjithshëm qe nga sot, nis detyrën ne krye te organit te akuzës.
Ne përfundim te seancës, figurat kryesore te opozitës paralajmëruan ashpërsim te aksionit opozitar, dhe deklarata me e forte erdhi nga ish-kreu i PD Berisha