Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, dek" />
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, dek"/>

Ora News - Rama manipuloi ndërkombëtarët, Kryemadhi zbulon "prapaskenat" e reformës në drejtësi

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaroi se komuniteti ndërkombëtar është ndër institucionet më të manipuluara me informacion nga qeveria Rama.

E ftuar në Tonight Ilva Tare, Kryemadhi iu refuara reformës në drejtësi, kur tha se Ambasadat u "bombarduan" me informacion nga Rilindja se PD-LSI nuk duan reformën në drejtësi.

Sipas Kryemadhit ky manipulim dha efektin e tij, pasi Ambasadorët e SHBA dhe BE u dorëzuan në 216 duke ndërprerë negociatat.

Madje shkuan deri aty, tha ajo, sa i kërkuan mazhorancës të blinte 6 apo 7 deputetë nga opozita.

Komuniteti ndërkombëtar i manipuluar nga qeveria Rama

Kryemadhi: Ka një problem, PS është jashtëzakonisht e përgatitur në këtë drejtim, edhe për reformën në drejtësi, PS, Rilindja shkruante se LSI nuk e do reformën në drejtësi sepse e gjithë strategjia e Rilindjes ishte të mos kalojë reforma në drejtësi dhe faktorët për mosrealizimin e reformës në drejtësi ishin LSI dhe PD. Ne e dimë shumë mirë që edhe Ambasadorët e huaj ishin aq të lodhur me opozitën saqë kërkonin edhe të vazhdonim të blinim deputetë nga opozita për të votuar këtë gjë. Ndërkohë që për një nen, neni 88 që nuk ishte asgjë, vetëm për këtë nuk pranonte sepse gjendej mundësia për të bërë rolin e arrogantit apo moskompromisit. Ku vjen problemi i manipulimit? Komuniteti ndërkombëtar është një nga institucionet më të manipuluara me informacion nga institucionet e qeverisë shqiptare. Edhe para dy viteve komuniteti ndërkombëtar thoshte nuk ka drogë në Shqipëri, por sot Shqiëria është vendi që prodhon, eksporton dhe trafikon, nuk është më vend tranzit por qendër e prodhimit të drogave të forta. Saimir Tahiri para dy viteve ishte Policia që duam, Ministri më i suksesshëm, sot jo për shkak të prokurorisë sonë dhe as për shkak të opozitës, po të ishim dhe ne më të mirë dhe organizuar nuk do të ishim ku jemi sot. Edhe ne si LSI po të kishim qëndruar korrekt nuk do të ishim ku jemi sot. Sot kemi ish-Ministrin e Brendshëm të akuzuar nga Antimafia italiane për sponsorizim apo stimulim të trafikut të drogës. Ndërkombëtarët në fund të fundit janë vëzhgues por jo vendimarrës. Nëse ndërkombëtarët thonë shkelni Kushtetutën unë nuk i dëgjoj.Unë kam luftuar në '90 për demokraci, nuk kam luftuar të heq diktaturën e Enver Hoxhës dhe të vendos diktaturën e drogës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-manipuloi-nderkombetaret-kryemadhi-zbulon-prapaskenat-e-reformes-ne-drejtesi

Share This Video


Download

  
Report form