Djali i Ardian Fullanit, ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Erik Fullani ishte sot në studion e ?Rudina?, në Tv Klan ku ndër të tjera foli edhe për jetën private. Fullani pranoi se është në një marrëdhënie prej më shumë se një viti dhe zbuloi se emri i së dashurës së tij është Maria. Ai tha po ashtu se Maria i ka vënë emrin edhe një prej picave me të shitura në biznesin e tij më të ri.
?Emrat e burgerave dhe picave i kam vënë vetë. Për emrat jam frymëzuar nga njerëzit e mi të dashur. Fiona është emri i motrës time,ndërkohë Maria Kiara është emri i të dashurës time, kështu ia kam vënë emrat dhe picave. Dhe pica Maria Kiara është pica ime e preferuar dhe është më e shitura. E dashura ime më ka suportuar shumë, ma ka bërë shumë më të lehtë. E dashura ime studion për Menaxhim Biznesi dhe vjen shumë shpesh tek biznesi im?, tha Fullani.
Ndërkohë Erik Fullani zbuloi se e dashura e tij e surprizoi disa ditë më parë me shumë dhurata me rastin e 24-vjetorit të tij.
?Më ka bërë disa surpriza dhe më ka bërë disa dhurata. Më tha hajde të bëjmë xhiro dhe ishte surprisë e bukur. Nuk e kam zbuluar se kam hall se ma marin m?sysh. Është më mirë për atë dhe familjen e saj të mos jetë publike. Nuk ka ngel njeri me shpreh dashurin në rrjetet sociale. Ne kemi mbi një vit bashkë dhe njerëzit që duhet ta dinë që ne jemi bashkë e dinë. Unë nuk e kam fshehur marrëdhënien me të?, tha Fullani.