Ora News - PS do të çojë për ndjekje penale Kryemadhin dhe deputetë të LSI

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Socialiste nuk do të mjaftohet vetëm me procedimin që policia ka nisur për kryetaren e LSI, por do të dorëzojnë edhe vetë mesa duket një kallzim me akuzën e moslejimit të ushtrimit të detyrës së deputetit.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, tha se Kryesia e grupit është duke përgatitur materialin dhe se Kryemadhi rrezikon deri në 5 vite burg.

Balla: Kushdo që i shkon ndërmend si deputetes Monika Kryemadhi apo dhe deputetë të tjerë dhe e theksoj vetëm të LSI-së, të cilët ushtruan dhunën ndaj deputetëve të PS. Rasti i dhunimit të deputetit Ulsi Manja nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është rast i paprecedent. Sipas nenit 235 të kodit penal, sigurisht jemi në kushtet e moslejimit të ushtrimit të detyrës dhe sigurisht që dënohet me gjobë deri në 5 vite burg.

Numri dy i PS-së e shfaq hapur se fajëson vetëm LSI-në në këtë rast, ndërsa i sugjeron të dyja forcave PD-LSI të kërkojnë falje për situatën e krijuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ps-do-te-coje-ndjekje-penale-kryemadhin-dhe-deputete-te-lsi

Share This Video


Download

  
Report form