Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-kryeministri Sali Berisha është i ftuari special i Artur Zhejit në emisionin "360Gradë" në Ora Neës. Duke komentuar atë që ndodhi dje në Parlament, Berisha tha se Rama është një kryehorr dhe se ai urdhëroi Gardën ta ndalonte të fliste në foltore.
Sali Berisha: Para se të ftohej Basha, ambasadorët Lu e Vlahutin botuan një dokument si duhej të zgjidhej kryeprokurori i përkohshëm dhe në këtë dokument dilte se ai mund të zgjidhej edhe me 36 vota. Ambasadorët morën atribute të Gjykatës Kushtetuese, të Presidentit, të parlamentit, nuk ua kërkoi asnjeri.
Basha i tha hajde të ulemi të përcaktojmë procedurën ligjore
Jo i thanë do të fillohet me emrin se ju do ta bllokoni. Basha i tha nëse e bllokojmë përcaktojmë me ligj mekanizmin antibllokim. Ftesa ishte kurth i ulët i turpshëm në të cilën Basha dhe asnjë politikan nuk mund të bindte.
Janë bërë takime përgatitore. Basha ishte shumë serioz ndësa përfaqësuesi i Edi Ramës thoshte kështu na thonë ambasadorët.
Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/berisha-zbulon-prapaskenat-e-fteses-takimin-basha-rama-kryeprokurorin