Ora News - Në prag të Krishlindjes, imzot Frendo: Të pasurit të dhurojnë për të varfrit

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në vigjilje të Krishtlindjes, Kisha Katolike i drejtohet me mesazh paqeje familjeve që jetojnë mes zemëratave, konflikteve e gjakmarrjes. Arqipeshkvi Imzot George Frendo thotë se Krishlindja është paqe dhe solidaritet ndaj është e nevojshme për të qenë bashkë ndaj atyre që kanë nevojë.

Besimtarët katolik janë në pritje të Krishlindjes, momentit të lutjes, pjesëmarrjes në meshë dhe ndjesive pozitive që të falë ky moment.

Kisha katolike, dioqeza Tiranë-Durrës do të përqëndroj mesazhet e saj drej solidaritetit, dhe paqes.

Arqipeshkëvi imzot George Frendo do ti drejtojë lutjet gjatë meshës drejt familjeve që kanë mërira brenda tyre, apo fenomenin e gjakmarrjes.

Frendo: Të tregohemi njerëz vullnetmirë duke u dhënë dorën atyre të cilëve ua kishim mohuar më parë. Vërtet është shumë e dhimbshme të shohim që edhe brenda familjes ndonjëherë vëllai nuk flet me vëllanë. Krishtlindja është një thirrje, një ftesë që këta njerëz të pajtohen.

Krishlindja është një moment për të qenë pranë njëri-tjerit; njërëzve që kanë nevojë dhe të pamundurve. Është obligim fetar që i pasuri ndihmon të varfrit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/imzot-frendo-paqe-vellai-nuk-flet-me-vellain

Share This Video


Download

  
Report form