Në studion e emisionit "Repolitix" të Denis Mingës gjatë diskutimeve se ?Do të hiqet ose jo ligji i luftës? që Greqia ka me Shqipërinë, analisti Stavri Marko është shprehur se Greqia është strumbullari për zgjidhjen e problemeve të Shqipërisë për integrimin në BE dhe integrimin e Maqedonisë në NATO.
?Bashkimi Europian dhe SHBA kanë në plan që viti 2018 të jetë vit vendimtar për Ballkanin në lidhje me integrimin në BE. Greqia është strumbullari për të zgjidhur problemet e Shqipërisë dhe Maqedonisë. Greqia ka vendosur Veton në lidhje me integrimin e Maqedonisë në NATO dhe bllokon edhe integrimin e Shqipërisë në BE?, është shprehur analisti Stavri Marko.
Ndërkohë gazetari Aleksandër Çipa është shprehur se institucionet e Diplomacisë shqiptare nuk kanë një axhendë për marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë.