Gazetari Aurel Pepa është shprehur në studion e emisionit Repolitix se kjo është koha më e mirë për të bërë negociata me Greqinë pasi qeveria Tspiras është më e prirur për lëshime.
?Është koha më e mirë që Shqipëria të bëjë negociata sepse qeveria e Alexis Tsipras është tepër e majtë dhe nuk ndikohet nga feja, duke qënë pak më largë si nacionalistë. Jam dakord që si shtet i vogël duhet të lëshojmë diçka, por po përfitojmë diçka dhe këto se çfarë se po përfitohet duhet të thuhen për të qënë të pastër. Duke mos u thënë këto gjëra jemi në rolin e humbësit?, shprehet Pepa.