Report TV - Basha takim me ambasadoret e BE në Tiranë, mungon Vlahutin

Report TV 2018-05-10

Views 0

Kryetari i opozitës Lulzim Basha informoi ambasadorët e 5 vendeve anëtare të Bashkimit Europian për qëndrimin e Partisë Demokratike kundër zgjedhjes antikushtetuese të një Prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm. Në një takim në selinë e Partisë Demokratike me përfaqësuesit diplomatikë të Gjermanisë, Francës, Austrisë, Italisë dhe Greqisë, Basha i njohu ata me veprimet e qeverisë që çuan në një puç kushtetues, që ka futur në krizë sistemin e drejtësisë, ka shkatërruar proçesin politik në vend dhe po prodhon një krizë destablizuese për vendin.

Share This Video


Download

  
Report form