Report TV - Vlorë, asfiksohen nga rrjedhja e gazit në banesë, humbin jetën cifti i të moshuarve

Report TV 2018-05-10

Views 1

VLORË- Në një apartament në katin e dytë të një pallati në lagjen "Skelë" ka patur rrjedhje gazi dhe për pasojë kanë humbur jetën nga asfiksimi çifti bashëkshortëve, Rrok Tata, 60 vjeç dhe Prenda Tata, 56 vjeçe.

Sipas informacioneve paraprake, çifti i bashkëshortëve kanë humbur jetën gjatë kohës që kanë qenë në gjumë, që para dy ditësh dhe vetëm sot janë gjetur nga komshinjtë që më pas kanë njoftuar policinë e Vlorës.

Polcia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërkohë që komshinjtë thonë se çifti kishte dy ditë që nuk dilnin nga shtëpia.

Pas njoftimit nga banorët, zjarrëfikësit dhe policia kanë prerë hekurat e ballkonit dhe kanë hyrë në banesë ku kanë gjetur edhe çiftin e të moshuarve pa jetë.

Share This Video


Download

  
Report form