76 vjeçari, Riza Shasho ka parë vetëm gjatë 20 viteve të jetës. Më pas ai humbi shikimin në ushtri. Më 25 qershor 1963 u plagos me minë teksa bënte strehime, dhe dritë për të u bë kujdesi i të ëmës. ?Sytë nuk mu kthyen, shikimi... Të gjitha të tjerat, domethenë me nofullën e thyer, frakturat që kam pasur, plagosja në krahë, të gjitha mu rregulluan, mu shëruan...por drita e syve nuk mu kthye?, tregon për Report Tv Rizai.
Pas largimit nga jeta të mamasë, ai u lidh shumë me muzikën, e cila ishte drita e vetme në jetën e tij. Rizai jeton prej 18 vitesh në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë. Ai tregon për Report Tv pse vendosi të jetojë aty.. ?Unë nuk pyeta njeri po i bëra si fshehurazi dokumentat për në Shtëpinë e të Moshuarve se vëllai ky i Vlorës më kishte thënë disa herë hajde. Kur të bëhesh gati njoftomë, mirëpo kur e mori vesh ai unë i kisha mbaruar dokumentat, e kisha vendosur?, tha i moshuari.