155 kilogramë kanabis janë sekuestruar nga autoritetet në Vlorë, ndërsa në pranga kanë rënë 7 persona, mes tyre edhe organizatori.
Në fshatin Velç, në banesën e Tomorr Karçanaj janë gjetur dhe sekuestruar nga Policia 100 kg lëndë narkotike kanabis, në formë pluhuri e cila shërben për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate. Në këtë banesë janë arrestuar në flagrancë punëtorët, me detyrë mirëmbajtjen dhe përgatitjen e lëndës narkotike, shtetasit:
? Indrit Binaj, 29 vjeç, banues në Vlorë,
? Eriselda Rrënja, 26 vjeçe, banuese në Llakatund,
? Vito Gashi, 56 vjeçe, banuese në Shushicë,
? Enver Gashi, 28 vjeç, banues në Shushicë,
? Xheladin Bushaj, 52 vjeç, banues në Shushicë.
Gjithashtu në fshatin Vllahinë, në një tjetër banesë të Tomorr Karçanaj, në një nga mjetet në përdorim të djalit të tij Aleksandër Ajazi (Karçanaj), është konstatuar një tjetër sasi lënde narkotike kanabis me peshë 55 kg edhe kjo në formë pluhuri, e cila shërben për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate.
Policia ka bërë menjëherë arrestimin në flagrancë edhe të atë e bir si organizator dhe bashkëpuntor:
? Aleksandër Ajazi (Karçanaj), 30 vjeç, banues në Vllahinë, (organizator).
? Tomorr Karçanaj, 55 vjeç, banues në Vllahinë, (bashkëpuntor).Policia Vlorë në përfundim të veprimeve hetimore ka bërë:
? arrestimin në flagrancë të 7 shtetasve të lartpërmendur,
? sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të :
- 155 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa
- 4 sita që shërbenin për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate,
- 2 automjete, tip Mitsubishi e Benz, dhe
- 7 aparate celular./tvklan.al