Presidenti Ilir Meta ka qenë sot në një vizitë në Berat me rastin e festave të fundvitit, dhe ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga fëmijët e qytetit, i shoqëruar nga kryetari i bashkisë Petrit Sinaj dhe deputeti i LSI për këtë qark Nasip Naço.
Ilir Meta do të vizitojë edhe panairin e agrobiznesit dhe artizanatit që është duke u urganizuar në këtë qytet. Në fjalën e tij në aktivitetin e fëmijëve Meta i konsideroi fëmijët e këtij qyteti si më të privilegjuarit pasi kanë lindur dhe jetojnë në një qytet me vlera si Berati.