Opinion - Cfare do te beje Lulzim Basha? (21 dhjetor 2017)

RTV KLAN 2018-05-10

Views 6

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Te ftuar: Lulzim Basha, Cim Peka, Lorenc Vangjeli

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka kapur kryeprokurorin e përgjithshëm të përkohshëm për të ndaluar hetimet dhe lidhjet e tij me krimin. Basha tha se shqiptarët kanë një kryeprokuror pa vetting, si dhe e kanë të zgjedhur nga një forcë poltike, zyrtarë të lartë të së cilës janë në një hetim për lidhjet me krimin. Më herë, i pyetur nga drejtuesi i emisionit në lidhje me bashkëpunimin me Ramën, Basha theksoi se ftesa ishte një propagandë e kryeministrit, pasi ai kishte caktuar kandidatin. Sipas tij, ftesa ka brenda hilen që në kapjen e kryprokurorit të kishte edhe duart e opozitës. ?Ne jemi për kushtetutën, jo për shkeljen e saj. Nëse jemi për shfaqjeje dhe të bëjmë çfarë thonë ambasadorët, dakort.Ka me dhjetëra deklarata për vettingun. Sot prokurorja është pa vetting. Fryti i vetëm i asaj që ka ndodhur të hënën do të jetë mbyllja e akuzave për Tahirin, Dakon, Sejdini , etj?, shtoi Basha.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten në studion e emisionit ?Opinion?, është pyetur në lidhje me reagimin e dy ambasadorëve, respektivisht ambasadori amerikan, Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin në lidhje me votimin e kryeprokurorit të përkohshëm. Basha u shpreh se nuk komenton reagimet e ambasadave të huaja, pasi nuk ishte detyra e tij për t?i komentuar ato. Kryedemokrati theksoi se një vend ka institucione dhe Kushtetutë, ku ekzistenca e tyre duhet të respektohet. ?Nëse ne do të themi se këto i kemi për shfaqje, por ne do të bëjmë se çfarë thonë ambasadorët, të paktën të jemi të nderëshëm me njëri-tjetrin?,-deklaroi Basha.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten është shprehur se shoqëria shqiptare ka filluar të pajtohet me të keqen, ndërsa pranon një kriminel për deputet të Kuvendit. Basha tha se përgjatë kësaj kohe që flasim, ne kemi njerëz të dënuar në Kuvendin e Shqipërisë, kemi kryetar bashkish të dënuar, si dhe kemi ?Escobarët e Ballkanit?, të cilët janë me biznese dhe nuk arrestohen, por përkundrazi darkojnë me kryeministrin dhe ministrat. Sipas tij, shoqëria jonë është në një krizë të thellë morale për një arsye të vetme, pasi që të arrijë deri në këtë pikë Edi Rama, duhet të nënshtrojë elitat. Kryedemokrati tha se Rama ka nënshtruar elitat, mediat, shoqërinë civile dhe kapitalin.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten ka zbuluar për herë të parë se cila do të jetë rruga që do të ndjekë opozita pas votimit në parlament të kryeprokurores së përkohshme. Basha tha në studion e emisionit ?Opinion? se PD po diskuton 3 skenarë. ?Skenari i parë është një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin. Ne do të kërkojmë që në parlament të kthehet ligjshmëria. Ne mund të qëndrojmë në sallë që ta bëjmë të mundur këtë sepse ndryshe nuk e realizojmë dot? ? tha Basha. Skenari i dytë sipas Bashës është bojko...

Share This Video


Download

  
Report form