Ora News- Predhë buzë rrugës në Fushë Krujë

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një predhë është zbuluar këtë të premte e pa plasur në fshatin Kameras në Fushë Krujë.

Armatimi i kalibrit të lartë është zbuluar nga banorët e zonës rreth 10 metra larg aksit Fushë Krujë.

Vendi në të cilin është gjetur predha ka numër të lartë banorësh. Në bazë të informacioneve të banorëve, predha ka dalë në sipërfaqe nga gërmimet e tokës të cilat janë kryer aty.

Predha është e amortizuar dhe e ndryshkur dhe mund të kishte rrezik shpërthimi.

Në vendgjarje shkuan forcat e policisë që krijuan një perimetër sigurie deri në neutralizimin e predhës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/predhe-buze-rruges-ne-fushe-kruje

Share This Video


Download

  
Report form