Në një lidhje telefonike nga Franca gazetari shqiptar ka shpjeguar për Report Tv detaje për ngjarjen e rëndë të Florenc Beqiraj.
Sipas gazetarit doktorët kanë kërkuar që të hiqen tubat e oksigjenit ndërsa prindërit kanë kundërshtuar. Florencit i janë bërë foto dhe video në spital. Policia nuk duhet të kishte lejuar një gjë të tillë.
Në një rast tjetër në Francë në grabitje e sipër personi ka rënë në gjendje kome dhe është zgjuar sërish.
Jashtë derës së dhomës së spitalit kanë qëndruar dy xhandarë të xhandarmërisë, ndërsa për Florencin nuk qëndron asnjë. Prokuroria franceze duhet të kishte nisur menjëherë hetimet, duhet të kishte hapur kamerat për atë që ka ndodhur në burg, sepse është burg i sigurisë së lartë dhe gjithçka filmohet.