Report TV - Veliaj: Vijojmë aksionin për pastrimin e Tiranës

Report TV 2018-05-10

Views 0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj falënderoi sot 32 këshilltarët të cilët miratuan dje Buxhetin për vitin 2018, i cili do të garantojë procesin e transformimit të qytetit të Tiranës si dhe do të japë një mbështetje edhe për politikat mjedisore.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar me 24 administratorët dhe drejtuesit e institucioneve të varësisë për aksionin e nesërm të pastrimit në të gjithë Tiranën, tha se shumica e qytetarëve dhe e anëtarëve të këshillit Bashkiak konfirmuan që nuk duan bllokimin, por që punët të ecin përpara.

?Me buxhetin që kaluam dje, dhe dua të falenderoj të 32 këshilltarët. Unë isha këtu, ishin 32. Mediat ishin këtu ishin 32. Sekretariati ishte këtu, ishin 32. Firmat u hodhën, ishin 32. Kështu që për ata që nuk ishin këtu dhe që në imagjinatën e tyre do të donin që të mos kishte shumicë për progresin e tyre qytetit. Më vjen shumë keq që ju zhgënjyen, por mesa duket jo vetëm shumica dërrmuese e qytetit dhe shumica dërrmuese e këshillit do që gjërat të shkojnë para. Blloko këndin e lojërave pa sukses, blloku sheshin Skënderbej pa sukses. Blloko pazarin e ri pa sukses. Blloku pastrimin e qytetit pa sukses. Njerëzit nuk dua më bllokim. Janë lodhur dhe janë disa herë më të lodhur nga politika. Kështu që dua të falënderoj të 32 këshilltarët për një votim ekzemplar, dhe një mazhorancë absolute që ne kemi në bashki?, deklaroi Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form