SHKODER - Dhimbja ka pllakosur familjen e Florenc Beqirit në Shkodër i cili humbi jetën një ditë më parë në spitalin e Marsejës në Francë ku qëndroi në gjendje kome për një javë. Familja e cila jetonnë Mal të Zi, është rikthyer në Shkodër dhe ka hapur dyert e mortit. Mes lotëve dhe dhimbjes së madhe, nëna e Florenc Beqirit thotë se djalin e saj e ka vrarë policia franceze, ndërsa dyshime ka edhe për të burgosurit, të cilët mendohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 23-vjeçarit.
Gjatë deklaratës për mediat, ku kërkoi ndihmën e shtetit shqiptar për të hetuar shkaqet që çuan në vdekjen tragjike të të riut dhe kthimin e trupit në atdhe, Laureta Beqiri ka pësuar gjendje të fikti. "I bëjmë thirrje shtetit të na ndihmojë, nuk kemi mundësi ekonomike për të sjellë trupin. Ka qenë rreth një muaj në burg. Hera e fundit kur kam folur me djalin ka qenë data 8 dhjetor. Me pas kemi folur me një polic të burgut i cili na ka thënë se Florenci është dhunuar në burg dhe është dërguar në spital", rrëfen Laureta.