Report TV - Veliaj: Do të festojmë dhe punojmë bashkë

Report TV 2018-05-10

Views 0

Sheshi ?Skënderbej? ka qenë sot më i gëzueshëm se kurrë më parë. Krahas atmosferës festive që sjell aty thuajse çdo ditë fshati i Krishtlindjeve, sot në mbrëmje qytetarët e Tiranës ndoqën koncertin kushtuar natës në prag Krishtlindje.

Artistë të njohur shqiptarë si Kastriot Tusha, Eva Golemi, Manjola Nallbani, Suzana Frashëri, Ramona Tullumani, Ardita Menisi dhe instrumentist solist Zeqir Sulkuqi, por edhe Orkestra Philharmonike dhe kori Pax Dei nën drejtimin e Suzana Turkut, performuan këngë dhe pjesë të zgjedhura jo vetëm shqiptare, por edhe me famë botërore.

Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili përcolli urimin e tij për të gjithë besimtarët që festojnë Krishtlindjet, ndërsa theksoi se ato janë momente gëzimi, por edhe reflektimi për këdo për të qenë më solidar dhe më të dashur me njerëzit.

?Në këtë vigjilje Krishtlindjesh dua t?iu uroj të gjithëve atyre që e festojnë, por edhe atyre që nuk janë besimtarë, Krishtlindje të gëzuara dhe shpresoj që shpirti i secilit do jetë pak më i butë, mendja pak më e hapur, zemra pak më e mirë?, tha Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form