Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu festoi Krishtlindjen me fëmijët e Shtëpisë së Foshnjes ?Hana dhe Rozafa? në Tiranë.
Në mesazhin e saj ministrja nënvizoi se është e rëndësishme t'i kushtohet më shumë vëmendje shtresave në nevojë
Manastirliu: "Jam shumë e lumtur të kaloj këtë festë mes 32 fëmijëve të Shtëpisë së Foshnjes. Është detyrim i ynë për t?u kujdesur për foshnjat që janë pa kujdes prindëror dhe kemi angazhimin maksimal për t?u ofruar standartet më të larta të kujdesit fëmijëve?
Manastirliu bëri dhe një apel për këdo që ka mundësi t?i ofrojë një familje fëmijëve pa kujdes prindëror.
Manastirliu: ?Objektivi ynë është të kthejmë sa më shumë fëmijë, në rastin më të mirë pranë familjes biologjike apo familjeve alternative birësuese. Vetëm gjatë këtij viti, nga kjo qendër u kthyen pranë familjeve biologjike dhe u birësuan 17 fëmijë dhe 3 fëmijë janë në proces birësimi?
Me urimin Gëzuar Festat, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale falenderoi edukatoret, kujdestaret, punonjësit socialë dhe të gjithë stafin e 28 qendrave të kujdesit social që kujdesen çdo ditë jo vetëm për fëmijët, por për të gjithë kategoritë në nevojë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/festat-ne-shtepine-e-foshnjes-fjate-ketij-viti-17-biresime