Me thirrje "Duam drejtësi për shokun tonë", qytetarë të shumtë i janë bashkuar protestës-homazh të paralajmëruar nga Shoqëria Civile këtë të hënë në qytetin e Shkodrës, në përkujtim të 23-vjeçarit Florenc Beqiri, i cili humbi jetën në spitalin 'Nord' të Marsejës. Qytetarët akuzuan institucionet për apati, ndërsa kërkuan dorëheqjen e ambasadorit shqiptar në Francë, Dritan Tola. Protestuesit dogjën edhe flamurin francez gjatë këtij tubimi në qendër të Shkodrës, duke shënuar kështu incidentin e dytë pas atij të të disa të rinjve nga Librazhdi të cilët gjithashtu i vunë flakën flamurit tre ngjyrësh.