Pesë persona janë plagosur në një aksident në aksin Milot-Rrëshen në Rrugën e Kombit. Rreth orës 18:30 dy makina janë përplasur, ndërsa 5 të plagosurit janë transportuar në spital.
Nga të dhënat e fundit nga Spitali i Lezhës raportohet se njëri nga 5 të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.