Report TV - Xhafaj: Çapjat dhe Çelajt nuk mund të simbolizojnë komunitetin me vlera që ka Elbasani

Report TV 2018-05-10

Views 0

Ministri Fatmir Xhafaj ka folur pas takimit me drejtorët e policisë në 12 qarqet e vendit, në qytetin e Elbasanit. Xhafaj tha se çështja e parë e diskutuar është rendi dhe siguria në vend.
Çështja e parë ishte rendi dhe siguria për të trajtuar disa çështje për ujin e pijshëm, mjedisin. Është prezantuar një projekt pilot në Qarkun e Elbasanit, që synon të ketë një riorganizim më të mirë të policisë, duke forcuar prezencën e policisë në territor, duke e sjellë atë më afër shqetësimeve të qytetarëve. Një marrëdhënie të re me njerëzit që banojnë në territor.

Elbasani ishte në një situatë jo pozitive gjatë këtij viti, e cila ende nuk ka marrë përgjigjen dhe zgjidhen e duhur, por dhe për shkak të masave të ashpra që morëm. Për këtë lind nevoja për ta ribërë gjithë këtë strukturë. Pamë si do të bëhet ky organizim, si dhe lufta kundër krimit. Këto gjëra nuk bëhen shpejt, duan kohën e vet, në mënyrë që të kemi një projekt sa më realist.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS