Shqiptarët shprehin një tendencë në ulje për të bërë dhurata në këto ditë festive. Të paktën kështu janë shprehur dhe tregtarët, të cilët thonë se kërkesa ka por blerjet janë të pakta. Ndërsa interesi shprehet më tepër për dhurata të personalizuar artizanale.
Ashtu si çdo vit në këto ditë festive mendohet edhe për dhuratat. Por si shprehet tendenca e blerjeve të dhuratave që bëjnë shqiptarët për të afërmit e tyre?
Në shtëpizat festive të vendosura tek Pazari i Ri, tregtarët thonë se shqiptarët bëjnë dhurata edhe pse është vënë re një ulje e kërkesës.
?Të them të drejtën jo aq sa kemi pritur por bëjnë dhurata, e duan këtë lloj tradite, nuk është shtrenjtë por s?ka lekë,? tregoi një tregtare.
?Dhuratat kanë filluar që në datën 10 do niseshin për jashtë shtetit ose do ti nisnin jashtë kjo është më e bukur për faktin se produktet janë prodhuar në Shqipëri. Shumica i preferojnë dhuratat,? tha një tjetër tregtare.