Tahirit i kthehet pasaporta

RTV KLAN 2018-05-10

Views 0

Me vendim të formës së prerë, Saimir Tahirit i është rikthyer pasaporta dhe i është hequr masa e sigurisë që e ndalonte të dilte jashtë vendit. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë, e cila në 9 Dhjetor kishte vendosur bllokimin e pasaportës për ish-ministrin.

Ashtu si 11 ditë më parë, Tahiri është paraqitur vetë para togave të zeza. Seanca zgjati rreth 2 orë, ku në fund gjykata argumentoi se Tahiri nuk ka asnjë mundësi të prishë provat, apo të largohet jashtë vendit. Në dalje, Tahiri nuk e komentoi vendimin, por uroi për festat.

Avokati Maks Haxhia tha se mbrojtja paraqiti prova të reja që bindën Gjykatën të heqë masën e bllokimit për ish-ministrin. Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzon ish-ministrin e Brendshëm për trafik të lëndëve narkotike, në kudër të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion, me dyshimin se ka ndihmuar grupin e ?Habilajve? në kultivimin dhe trafikun e kanabisit drejt Italisë.

Vetë Prokuroria e Katanias nuk e përfshiu ish-ministrin Saimir Tahiri në listën e të akuzuarve si bashkëpunëtorë të grupit të Habilajve, në dosjen që çoi për gjykim.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form