Ora News - Buxheti i bashkisë së Elbasanit kënaq dhe këshilltarët e djathtë, të gjithë janë pro

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka përfunduar me unanimitet të plotë të votave të të gjithë këshilltarëve, Projekt-Buxheti i Bashkisë Elbasan, për vitin 2018. Kjo është arritur në mbledhjen e dytë të Këshillit Bashkiak , ndërsa herën e pare, këshilltarët e Djathtë do të kërkonin më tepër kohë, për tu njohur me Projekt-Buxhetin e vitit të ardhshëm.

Pikërisht në këtë mbledhje , ku votimi i Buxhetit u spostua në një mbledhje të dytë, kreu i Bashkisë z.Qazim Sejdini, ka mirëkuptuar kërkesën e grupit të këshilltarëve të PD-së duke e ka konsideruar të drejtë kërkesën e tyre. Mbledhja e sotme, me praninë e të gjithë këshilltarëve, ka vazhduar me diskutime të shumta rreth pikave më nevralgjike të Projekt-Buxhetit.

Në emërues të përbashkët ka qene sensi i diskutimeve , lidhur me shqetësimet qytetare dhe për të administruar sa më mirë fondet e parashikuara në dobi të komunitetit të madh të kësaj Bashkie. Më së shumti , sugjerimet kanë qenë nga këshilltarët e Djathtë , të cilat janë mirëpritur nga kreu i Basshkisë , Z.Sejdini.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/buxheti-i-bashkise-se-elbasanit-kenaq-dhe-keshilltaret-e-djathte-te-gjithe-jane-pro

Share This Video


Download

  
Report form