Report TV - Mungesa e pagave dhe siguracioneve, naftëtarët e Fierit nisen në këmbë drejt Tiranës

Report TV 2018-05-10

Views 0

Punëtorët e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh janë nisur në këmbë drejt Tiranës, pas protestës së zhvilluar prej disa orëve sot para Prefekturës. Naftëtarët janë hedhur në protestë prej disa ditësh, pasi kërkojnë pagat e tyre të dy muajve të fundit, si dhe siguracionet e 12 muajve. Ata kanë 'kërcënuar' se nuk do të kthehen pas pa marrë pagat e tyre.
Ora 11:05 Flet për Report Tv kreu i sindikatave të naftëtarëve:Qeveria të japë urgjent pagat!
Kreu i sindikatave të naftëtarëve, Kamer Iljazi, ka folur për Report Tv lidhur me situatën e krijuar nga protestuesit. Ijazi deklaroi se janë rreth 300 naftëtarë, të cilët janë nisur në këmbë nga Fieri drejt Tiranë.

?Mos të degradojë kjo lëvizje, qeveria të marrë masa dhe të paguajë me patjetër pagat. Janë rreth 300 persona, që janë nisur drejt Tiranës. Ne do vijmë atje, do t?i shërbejmë bulevardit. Problemi ynë duhet të përcillet edhe te Donald Lu, Mogherini?, tha kreu i sindikatave.

Share This Video


Download

  
Report form