Të Enjten rikthehen reshjet e shiut, natën e ndërrimit të viteve moti i kthjellët

Report TV 2018-05-10

Views 0

Nesër rikthehen reshjet intensive të shiut, por prezente do jenë edhe ato të dëborës. Meteorologu Metodi Marku u shpreh për Report Tv se qytetarët duhet të shmangin lëvizjet ditën e enjte.

Ai thotë gjithashtu se sot dhe nesër do jenë prezente në tërritorin shqiptar edhe reshjet e dëborës. "Ditën e enjte priten reshje intensive shiu në zonën veriore dhe jugore, por me efekt lokal. Nuk rezulton të ketë shqetësime për përmbytje por qytetarët të shmangin lëvizjet. Gjatë ditës së sotme dhe të nesërme, priten edhe reshje dëbore. Sot do ketë reshje dëbore në lartësinë mbi 1200 m, ndërsa ditën e nesërme do zbresin deri në lartësinë 500 m", u shpreh Metodi Marku. "Nga e premtja pritet një përmirësim i shpejtë i motit", tha ai.
Por a do ketë reshje dëbore në fundvit?
"Nuk parashikohet që natën e ndërrimit të viteve të jenë prezente reshjet e dëborës. Moti, ndërrimin e viteve do jetë i kthjellët. Ndërsa pas datës 3 janar do kemi një rritje graduale të temperaturave".

Share This Video


Download

  
Report form