Stop - Spitali Elbasan, kirurgët e dytë në gjumë, por paguhen si në punë! (27 dhjetor 2017)

RTV KLAN 2018-05-10

Views 16

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;
Në emisionin ?STOP? ka mbërritur një denoncim, sipas të cilit, kirurgët e dytë në spitalin ?Xhaferr Kongoli? në Elbasan nuk rrinë në detyrë kur janë turni i tretë. Gazetarja shkoi në qytetin e Elbasanit për të hetuar sesi qëndron e vërteta.

Kamera e fshehtë provoi se kirurgët e dytë ishin në shtëpi gjatë orëve të mbrëmjes, kur duhet të ishin në detyrë. Emisioni ?STOP? ka llogaritur dëmin financiar që vjen nga mjekët, të cilët paguhen pa qenë në punë.

Për këtë çështje emisioni iu drejtua me shkresë zyrtare drejtorisë së spitalit, të cilët thanë se ?nuk ka ndodhur kurrë të mungojnë kirurgët, pasi ata janë të domosdoshëm dhe janë gjithmonë në ekip bashkë?.

Pas diplomimit mjekët betohen: ?Në çastin kur po hyj në rradhët e anëtarëve të profesionit mjekësor, premtoj solemnisht se jetën time do ta vë në shërbim të humanitetit. Ndaj mësuesve do ta ruaj mirënjohjen dhe respektin e duhur. Profesionin tim do ta ushtroj me ndërgjegje e me dinjitet. Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe?.

Por emisioni ?STOP? provon të kundërtën?

Rasti 1

Doktoresha ? Si jeni?

Qytetarja ? Mirë! Si jeni?

Doktoresha ? Çfarë problemi kishit?

Qytetarja ? Dua të takoj dr. Stafën!

Doktoresha ? Doktor Fatosin?

Qytetarja ? Po!

Doktoresha ? Doktor Fatosi është në shtëpi.

Qytetarja ? Ah! Nuk është për momentin?

Doktoresha ? Jo!

****

Rasti 2

Qytetarja ? Përshëndetje! Si jeni? Kam pak dhimbje barku. Dua të takoj doktoreshë Julin!

Doktori ? Nuk është doktoreshë Juli sot. Nesër në mëngjes!

Qytetarja ? Nuk është sot?

Doktori ? Jo, jo!

Rasti 3

Qytetarja ? Më falni!

Doktori ? Çfarë kishe?

Qytetarja ? Unë kam dhimbje barku. Isha tek Urgjenca dhe më thanë: shko tek doktor Iliri!

Doktori ? Doktor Iliri?

Qytetarja ? Po!

Doktori ? Nuk është sot doktor Iliri.

Qytetarja ? Ah! Nuk është sot?

Doktori ? Është kirurg tjetër.

Gazetarja e emisionit ?STOP? tregon se sipas rregullave, gjatë turnit të tretë duhet të jenë dy kirurgë, njëri animator, ndërsa tjetri ambulancë. Ajo mundi të siguronte listën e mjekëve të turnit të tretë gjatë muajit Tetor dhe Nëntor.

Emisioni ?STOP? ka investiguar dhe ka vërtetuar nëpërmjet kamerave të fshehta se kirurgët e dytë qëndrojnë në shtëpi, pavarësisht se paguhen për të qenë në Urgjencë.

Pagesa që merr një mjek i dytë roje për ditët e zakonshme është 5200 lekë, për ditët e shtuna 5600 lekë, ndërsa për ditët e diela dhe festat 6600 lekë.

Për muajin Shtator, këta mjekë të dytë roje janë paguar në total me vlerën prej 120 200 lekësh të reja, ndërsa për muajin Tetor 125 000 lekë të reja. Me pak fjalë, kirurgët e dytë nuk janë paraqitur asnjë ditë në punë dhe ndërkohë janë paguar rregullisht.

Ndaj, emisioni ?STOP? i ka dërguar një shkresë zyrtare Drejtorisë Spitalore Elbasan ?Xhaferr Kongoli?, por ata e hodhën poshët këtë akuzë, duke thënë:

?Nuk ndodh sepse të dy kirurgët janë të domos...

Share This Video


Download

  
Report form