Ora News - Letra e Metës drejtuar Trump? Rama: Reagim kapedanësh katundi

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një konferencë për median për festat e fundvitit

Pyetja për votën e Shqipërisë në OKB kundër SHBA: A zgjodhi Shqipëria aleat Turqinë si e patë votimin?

Edi Rama: "Britania e Madhe mos zgjodhi vallë Turqinë?
Britania e Madhe votoi njësoj si ne mos vallë zgjodhi Turqinë.

Japonia një tjetër aleat i SHBA ka votuar si ne. Meqë na bëtë qendrën e botës me ndihmën e presdentit tonë dhe unë po flas nga qendra e botës se kështu erdhi kjo punë. Çështë kjo pyetje?

Jemi në një katund politik apo mediatik dhe në mesin e katundit këtë e provon një debat që nuk zhvillohet në asnjë vend tjetër. Ne këtu në katundin tonë jemi të shqetësuar se çfarë i ndodhi Amerikës

Ne kemi mbajtur qëndrimin që Shqipëria ka mbajtur edhe para se të vinim ne dhe e konsiderojmë këtë zgjedhje të drejtë dhe racionale. Shqipëria voton si BE dhe ky vendim i është bërë të qartë të gjithëve.

Ne jemi një vend shumë i vogël dhe kemi disa pozicione që besoj janë pozicione dinjitoze dhe ky është pozicion dinjitoz. Ndërsa këto reagime janë reagime prej politikanësh qesharakë, kapedanësh katundit që u duket vetja se mbajnë botën në kurriz dhe bota i shikon. Lexoni "Vitin e Mbrapshtë" të Kadaresë. Aty i keni të gjithë. Merrini, shikojini i keni aty, si i merrnin monopatat për t'i hapur luftë botës dhe pasi deheshin mendonin se kishin fituar


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/letra-e-metes-drejtuar-trump-rama-reagim-kapedanesh-katundi

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS