http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma në sistemin e drejtësisë për kryeministrin Edi Rama, gjatë muajve të fundit ka shënuar progres. Në konferencën e fundvitit shefi ekzekutivit tha se në kushtet e një krize artificiale të reformës, opozita ka tentuar ta bllokojë zbatimin e saj.
Frytet e procesit të Vettingut, hallka më e rëndësishme e reformës në drejtësi, sipas Ramës do të vilen në fillim të vitit.
I pyetur nëse ai personalisht i druhet zbatimit të reformës në drejtësi, Rama thotë se fjala i takon vetëm institucioneve.
Megjithatë, Rama pohon se është gati të negociojë sërish me opozitën, por pa pritur në pafundësi.
Viti 2018, si nga qeveria shqiptare, por edhe nga Brukseli është konsideruar shumë i rëndësishëm për një vendim pozitiv mbi çeljen e negociatave. Rama tha se opozita, duhet të tregojë se është në mbështetje të këtij vendimi.
Marrëdhënien me Presidentin Meta e sheh sa afër, aq edhe larg. E nëse vlerëson shumë pozitiv vendimin për dhënien e shtetësisë shqiptare për Kryepeshkopin Anastas, Rama nuk është dakord me qëndrimin që kreu i shtetit mbajti mbi votën e Shqipërisë në OKB.
Me një batutë kryeministri iu përgjigj deklaratës së kryetares së LSI Monika Kryemadhi.
Në konferencën për shtyp, kryeministri Edi Rama tha se negociatat me Greqinë, të cilat pritet të vijojnë në janar në Korçë, janë shumë serioze. Ai kujtoi se vendimi i qeverisë për varrezat greke është thjesht zhbllokimi i procesit të dakordësuar nga qeveria e mëparshme. Sipas tij, palët po negociojnë për të mbyllur kapituj që nuk imagjinohet se mund të mbylleshin ndonjëherë, që nga Ligji i Luftës.