Report TV - Kryemadhi: Ishte LSI që vendosi të largohej nga koalicioni me PS

Report TV 2018-05-10

Views 0

Në ditët e fundit të këtij viti, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka ndaluar në Skrapar për t?iu dhënë ?porositë? e fundit strukturave të partisë së saj lidhur me aksionin opozitar, që do të nisë në fillim të vitit të ri.

Në këtë takim me strukturat e LSI, Kryemadhi u ndal dhe te marrëdhënia me Presidentin Ilir Meta, për të cilin tha se e kritikon pasi ka bërë gabim që ka lënë këtë kryeministër që nuk e meritojnë shqiptarët.
Fjala e Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, në takimin me strukturat e LSI, Skrapar

Në fakt unë nuk e shaj asnjëherë Ilir Metën vetëm e kritikoj, sepse Iliri Meta ka pak gabim që na ka lënë këtë kryeministër që nuk e meriton të jetë kryeministri i shqiptarëve. Besoj që skraparlinjtë janë më shumë dakord se kushdo tjetër për këtë gabim të vogël që ka bërë Ilir Meta, megjithatë dua të them diçka. Me duhet një ndihmë jashtëzakonisht e madhe dhe duhet të punoj jo vetëm me veten time, jo vetëm me njerëzit. Por kërkoj dhe ndihmën tuaj sepse do të jetë shume e vështirë për mua që të eci në gjurmët e Ilir Metës për të pasur një parti të fortë, të organizuar të mrekullueshme siç krijoi ai LSI.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS