Report TV - Kryeprokurorja Marku cakton në krye të dekriminalizimit Arqile Koçën

Report TV 2018-05-10

Views 0

Kryeprokurorja Arta Marku firmos lëvizjet e para në postet drejtuese të akuzës në ved. Mëngjesin e kësaj të premte Marku e ka nisur me lëvizjen nga kreu i Njësisë së Dekriminalizimit të prokurores Rovena Gashi e cila nga sot nuk do të jetë më në këtë post.

Gashi sipas materialit të prokurorisë së përjgithshme do të kaloj prokurore e thjeshtë në njësinë e dekriminalizimit, ndërsa kjo njësi do drejtohet nga Arqile Koça, ish-kandidat për kryeprokuror. Vetëm pak ditë më parë Gashi iu drejtua Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me kërkesën për heqjen e mandatit të deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledion Rahovica, ku Gashi argument se pas verifikimeve këta deputet nuk kishin treguar në formularë ndalimet nga policia italiane me akuzën e vjedhjes.

Share This Video


Download

  
Report form