Këngëtari i muzikës orientale Muharrem Ahmeti ishte sot në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan.
Ai rrëfeu fëmijërinë e tij në Ohër dhe fillesat se si u bë i famshëm. Gjatë emisionit Ahmeti tregoi edhe pengun e tij në jetë.
?Një menaxher më kërkoi të ikja në Stamboll dhe të bëja albume andej. Ata më kishin dëgjuar duke kënduar në Ohër, por nëna ime nuk më la. Unë u mërzita shumë, por sot e falënderoj nënën time sepse unë prapseprap unë arrita atë që doja. Po të kisha ikur ndoshta do isha tjetër por do kisha edhe ndalesa të tjera?, tha Ahmeti.