EKSKLUZIVE - Ish-deputeti socialist Armando Prenga nuk ka shkelur ligjin kur në formularin e tij të dekriminalizimit s'ka deklaruar një dënim me gjobë. Është ky vendimi i gjykatës së Kurbinit që ka rrëzuar kërkesën për dënimin e Prengës me burg për akuzën e falsifikimi të dokumentave zyrtare dhe vulave. Report Tv ka siguruar ekskluzivisht vendimin e gjykatës së Kurbinit ku gjyqtari Alfred Gjoni ka vendosur pushimin e çështjes së ngritur nga Prokuroria dhe sektori i dekriminalizimit.
Ndërkohë ish deputeti Prenga është duke u gjykuar po në këtë Gjykatë për akuzën e armëbajtjes pa leje, pas incidentit dhe përplasjes që ai pati me pjesëtarë të familjes Çali për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut për peshkim.
Por cili është argument i gjytarit Gjoni që ka vendosur të pushojë akuzën për ish-deputetin socialist?
Në rastin konkret i pandehuri nuk ka patur detyrim të deklarojë çfarë do llojë dënimi me burgim, apo çdo lloji tjetër dënimi, përveçse detyrohet të deklarojë çdo dënim me burgim deri ne 6 muaj, për çdo lloji krimi që mund të keteë kryer, duke marrë në konsiderateë rehabilitimin e vepres penale sipas vendimit penal me nr. 163 date 01.12.2015 të Gjykates së Rrethit Gjyqesor Kurbin, ku i pandehuri Armando Prenga është dënuar me gjobë.