Policia e shtetit në gatishmëri maksimale për festën e Vitit të Ri - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-10

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Policia e shtetit do te jete ne gatishmëri përgjatë gjithë kohës qe shqiptaret do te festojnë ndërrimin e vitit, për tu ofruar atyre siguri, e duke parandaluar ngjarje te mundshme kriminale. Sipas drejtorit te rendit publik ne policinë e shtetit, Albert Dervishi, janë marre te gjitha masat qe qytetaret te ndihen te sigurte.



?Sot është vlerësuar maksimalisht marrja e masave të sigurisë, për të përmbyllur me sukses misionin e tyre për garantimin e një feste të qetë dhe pa probleme, për rritjen e sigurisë në komunitet në të gjithë territorin e vendit, parandalimi i ngjarjeve të ndryshme kriminale, kontrollin e plotë të territorit, nga të gjitha strukturat e policisë, të cilat vazhdojnë me shërbim 12 orësh, duke zbatuar detyrimet në kuadër të gatishmërisë ?Shërbim i përforcuar?. Janë planifikuar në natën e ndërrimit të viteve punonjës policie në çdo qytet për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshe publike, pranë lokaleve dhe restoranteve të cilat do të organizojnë aktivitete të ndryshme gjatë festës së fundvitit etj?.



Dervishi ka bere thirrje qe te shmanget t përdorimi i fishekzjarreve nga te vegjlit. Gjithashtu ai apelon qe pas orës 24, qytetaret te mos dalin ne rruge me makina, për te evituar aksidentet e mundshme rrugore.



?Përdorimin e fishekzjarrëve, duke evituar përdorimin e tyre nga fëmijët. Të evitohet përdorimi i kapsollave dhe lëndëve të tjera të rrezikshme të këtij lloji. Nga ana e Policisë Bashkiake të Tiranës dhe bashkitë e tjera, është organizuar hedhja e fishekzjarrëve në mënyrë të kontrolluar në Sheshin Skëndërbej dhe sheshet përkatëse në natën e ndërrimit të viteve.



Mbas orës 24 zakonisht ka një përdorim të madh të automjeteve në rrugë, për këtë kërkohet të evitohet sa të jetë e mundur dalja me automjete me qëllim parandalimin e bllokimit te rrugëve dhe të aksidenteve rrugore?.



Drejtori i rendit publik tha se për shkak te rritjes se konsumit te familjareve, do te ketë ngarkese te rrjetit te energjisë. Po ashtu apeloi qe te behet kujdes gjatë përdorimit të bombolave të gazit për te mënjanuar situata te pakëndshme.

Share This Video


Download

  
Report form