Festat e fundvitit, fluks i madh qytetarësh në kufi

RTV KLAN 2018-05-10

Views 0

Një numër i madh qytetarësh janë dyndur në pikat kufitare gjatë kësaj jave, për të festuar Vitin e Ri pranë familjarëve të tyre. Sipas policisë së kufirit, janë futur në vendin tonë rreth 242 mijë shqiptarë dhe të huaj, të cilët do të presin ndërrimin e viteve me të dashurit e tyre. Ndërkohë që kanë dalë nga vendi ynë 185 460 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 56 257 mjete.Është marrë kontakt dhe është dakordësuar që edhe homologët të shtojnë burimet njerëzore dhe sportelet me qëllim që lëvizja të jetë e njëtrajtshme, duke eliminuar radhët e gjata. Policia kufitare ka shtuar efektivët e policisë edhe në patrullim në kufirin e jeshil dhe atë blu, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale që mund të tentohet të kryhet nëpërmjet kufirit jeshil apo atij blu.

Klan Plus

Share This Video


Download

  
Report form