Tre persona janë arrestuar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku shfaqeshin duke qëlluar me armë, në lagjen e Sanxhakut ku humbi jetën nga një plumb qorr edhe Klejdi Gjeta, 16- vjeçari i cili doli në tarracën e shtëpisë mbrëmjen e ndërrimit të viteve, për të hedhur fishekzjarr.
16- vjeçari u gjet i pajetë nga familjarët e tij me një plagë në kokë. Ekspretiza e 16-vjeçarit është dërguar në Tiranë, ndërkohë që të dhënat e para flasin se shkak i vdekjes së të riut ka qenë goditja e tij nga një plumb qorr.
Janë arrestuar nga policia Alban Lika, 25vjeç, Ernis Lika, 20vjeç dhe Arber Lika,18vjeç. Tre të rinjtë pasi kanë qëlluar me armë në lagjen Sanxhak dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes duke hequr edhe targat e makinës.
Policia ka sekuestruar makinën dhe në brendësi të saj janë gjetur 19 gëzhoja dhe një fishek model 56, kalibri 7.62. mm,