Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rrëshqitjet e dherave që pasuan reshjet intensive të shiut të 24 orëve të fundit kanë shkaktuar problematika në disa zona të vendit. Spitali dhe një pjesë e qytetit të Bulqizës janë pa ujë të pijshëm për shkak të dëmtimit të tubacionit kryesor të Ujësjesllësit. Ndëkohë rrëshqitjet e dherave kanë krijuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve në disa rrugë.
Viti i ri 2018 nisi me reshje shiu e dëbore dhe problematika në zona të vendit.
Në disa rrugë ka vështirësi në lëvizje për shkak të rrëshqitjeve të dherave, ndërsa një pjesë e e qytetit të Bulqizës ka mbetur pa ujë të pijshëm për shkak të dëmtimit të linjës kryesore të furnizimit.
Shkak është bërë rrëshqitja e një masivi kromi në zonën D të minierës pas reshjeve intensive të shiut që përfshinë rajonin verilindor 24 orët e para të vitit ri.
Për pasojë pa ujë të pijshëm ka mbetur spitali i Bulqizës dhe një pjesë e mirë e qytetit.
Drejtuesit e ndërmarrjes së Ujësjellësit Bulqizë thonë se po punojnë për ti rikthyer qytetit ujin e pijshëm, por avaria sipas tyre është e rëndë dhe riparimi i saj paraprakisht parashikohet që të kërkojë disa ditë.
Zona ku kalon tubacioni kryesor që furnizon bulqizën me ujë filloi të rrëshqasë që në përmbytjet e fillim dhjetorit.
Ndërkohë, reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dherash në disa akse kombëtare duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/probleme-nga-rreshqitjet-e-dherave-bulqiza-e-vjeter-pa-uje-veshtiresi-ne-disa-akse-rrugore