Rrëshqitja e inerteve në aksin Vlorë - Rradhimë pranë zonës së njohur si Kalaja, ka bërë të pakalueshëm njërin nga kahët e rrugës.
Dherat e rëna gjatë natës kanë bllokuar krejtësisht rrugen, ndërsa ndërhyrja e punëtorëve të pastrimit kanë bërë të mundur që lëvizja e automjeteve të bëhet vetëm në njërin kah të këtij segmenti, që gjithsesi lëvizet me vështirësi dhe ka krijuar trafik të rënduar.
Mungesa e një mjeti për largimin e dherave ka vonuar zhbllokimin e rrugës, pasi puna po kryhet vetëm nga një punonjës i mirëmbajtjes së rrugëve.
Në kohë me reshje të dendura, në këtë aks ka gjithmonë rëshqitje të tokës.