http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur fajtorë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Trupi gjykues dha vendimin për dënimin e Albin Kurtit dhe Donika Kadaj Bujupi me 1 vit e 3 muaj liri me kusht, per Albulena Haxhiun 1 vit e 3 muaj dhe per Faton Topallin 1 vit e 2 muaj liri me kusht.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk ishin të pranishëm në sallë gjatë dhënies së vendimit të trupit gjykues, pasi sipas tyre, gjykimi është me motive politike.
Kurti e Kadaj Bujupi, u arrestuan rreth një muaj më parë, për shkak të shkeljes së masës së arrestit shtëpiak, por gjykata e Apelit në Prishtinë vendosi pak ditë më pare arrest shtëpiak.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, për më shumë se 6 muaj organizuan protesta dhe bllokuan punën e parlamentit me gaz lotsjellës. Ata kundërshtuan marrëveshjet e arritura me Serbinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe atë për kufirin me Malin e Zi.